‘21 janari’, Berisha mbrohet duke akuzuar Ramën

schedule15:10 - 24 Janar, 2023

schedule 15:10 - 24 Janar, 2023

Për të mbuluar faktet e reja e për të shmangur vëmendjen nga rrjedha e re që mund të marrë cështja e 21 Janarit, Sali Berisha doli këtë të martë në një deklaratë, me një akuzë të vjetër ndaj Edi Ramës.

“Të hetohen të gjitha takimet, çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri.”

Për ta vazhduar më gjatë këtë temë, për lidhje të Ramës me ish-agjentin e arretuar të FBI-së, Berisha tha se do të kërkojë komision hetimor në Shqipëri. Dhe për këtë do të vendos kontakte me kongresin amerikan.

U shpreh i nervozuar kur gazetarët kërkuan prej tij reagim, lidhur me kallëzimin e bërë në SPAK, nga Ministri i Drejtësië, Ulsi Manja, me akuzën e rëndë të vrasjes së 4 protestuesve në Bulevard.

“A ka mundësi të qendrojmë tek çështja më kryesore, dhe të mos merremi me budallallëqet e Ulusiut. E kupton ti që ai ka vetëm për detyrë të sillet si bodyguard i Edi Ramës. Por nuk ia vlen të komentojmë atë.”

Në krah i doli dhe Ilir Meta, nga selia e vet. Ai pati të njëtin version si Berisha për audiopërgjimin, i bërë publik në media.

“Shashkë ordinere, për të zgvendosur vëmendjen…”