Berisha mbledh kandidatët e primareve të Tiranës, zbulohet për çfarë u diskutua

schedule19:31 - 10 Nëntor, 2022

schedule 19:31 - 10 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur në një takim 7 kandidatët në primaret e Tiranës.

Takimi është mbajtur për të dhënë direktiva në lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore. Berisha u ka kërkuar kandidatëve që të bëjknë fushatë korrekte dhe të rwspektojnë njëri-tjetrin.

Mësohet se Berisha u ka thënë 7 kandidatëve se testi kryesor i funksionalitetit të primareve është Tirana. Ai u tha atyre të tregojnë vlerat dhe të bëjnë fushatë të ndershme, pasi janë personalitete.

Kujtojmë që kandidatët në primaret e Tiranës janë 7:

  1. Belind Këlliçi
  2. Gert Bogdani
  3. Ilir Alimehmeti
  4. Adriana Kalaja
  5. Enkelejda Fejzo
  6. Fatmir Merkoçi
  7. Julian Deda

Ndërkohë, më datë 12 nëntor pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, teksa kryedemokrati Berisha u ka bërë ftesë qytetarëve të jenë të pranishëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!