Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha mbledh humbësit/ Takim me 61 kandidatët që garuan më 14 maj

schedule15:03 - 29 Maj, 2023

schedule 15:03 - 29 Maj, 2023

Dy javë pasi zjarri i humbjes u shua dhe justifikimi u gjet, Berisha i mblodhi në selinë blu, të gjithë humbësit nëpër Shqipëri, më 14 maj.

Më shumë se për të dhënë një version të tyrin mbi votën e dy javëve më parë, kandidatët, humbës dhe ata pak fitues, ishin për të dëgjuar atë që Berisha ka dy javë që e thotë, se votat ia vodhi Edi Rama.

“Kundër jush u përdorën qindra milionë euro. 500 milionë euro në kundërshtim me Kodin Zgjedhor”

Pritshmëria ishte e lartë, nga ata që ai i ka cilësuar si misionarë.

 “Rezultati është larg atij që ju meritonit dhe që pritej”

Para tyre, megjtihatë, Berisha uli stekën dhe qëllimin e quati të përmbushur.

“Beteja jonë kishte qëllimin më madhor, rikthimin e pluralizmit në qeverisjen vendore”

Rezultati dërmues e rikthey sërish Berishën tek teza të vjetra.

“Ua them këtu haptas, se me Edi Ramën zgjedhje të lira nuk ka”

Pasi dështoi mje të gjitha protestat që thirri në fillim të vitit, Berisha do të provojë sërish, këtë herë me një humbje, nga më të mëdhat, mbi supe.

‘Do të ngrihemi me një lëvizje të fuqishme kundër armikut më të egër të lirisë së shqiptarëve, që tashmë është i njohur, Edi Rama dhe qeveria e tij”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!