“Berisha mban në pushtet Ramën”, Alibeaj: I lidh korrupsioni

schedule15:18 - 3 Maj, 2023

schedule 15:18 - 3 Maj, 2023

Partia Demokratike e tij, pa Sali Berishën, është fytyra e vërtetë dhe alternativa e re, u tha Enkelejd Alibeaj demokratëve të Durrësit.

“Partia Demokratike jo vetëm premton, por se angazhohet dhe zotohet që të jetë fytyra e vërtetë e Durrësit dhe e Shqipërisë nga sot e tutje e dimë fare mirë në një kohë të vështirë. Por kohërat e vështira janë pikërisht momentet që dalin në pah karakteret e forta, karakteret e forta politike, ata njerëz që midis interesit dhe idealit, vendosin idealin”

Si në takime të tjera në vend, ku ka dhe nuk ka kandidatë, Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër Berishës dhe Metës. Sipas tij, ish-kryemistri nuk gëzon mbështetje tek shqiptarët.

“Shqiptarët janë kundër berishizmit. Dhe kërkojnë euroatlantizimin”

Ai u shpreh dhe kundër Ramës, por sërish e gjeti të lidhur me Berishën.

“Me kundështarët të tillë, Rama nuk ka garë fare. Duhet një opozitë tjetër, si ai posteri, ata janë bashkë, i lidh korrupsioni”

Enkelejd Alibeaj kërkon votën e durrësakëve vetëm për listën e këshillit bashkiak. Në këtë bashki PD nuk ka kandidat, duke u lënë qytetarëve dy mundësi zgjedhjeje, Emirjana Sako e PS-së dhe Igli Cara i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!