Analisti Skënder Minxhozi thotë se Sali Berisha dhe Chris LaCivita, është një çift i ngjizur në mënyrë artificiale.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Berisha kërkon të luajë teatër me SHBA.
“Çift i ngjizur në mënyrë artificiale. Një akrobaci, që një politikan në hall të madh me Amerikën, mund ta bëjë. Nëse Berisha do kishte këto lobistë, mbështetje në administratën amerikane, raporti i fundit i DASH, mund të mos e citonte rastin e tij, si një zyrtar i hetuar për korrupsion. Ka luajtur një teatër, që nga foltorja”, theksoi ai./abcnews.al