Berisha kundër integrimit/ Doktori quan bashkëfajtor Brukselin

schedule15:05 - 16 Korrik, 2025

schedule 15:05 - 16 Korrik, 2025

Të gjithë drejt Europës, përveç Berishës. Doktori thirri në Tiranë sekretarin e PPE për marrëdhëniet me jashtë dhe një fondacion të tyre, për ti zbuluar vizionin e tij, se Shqipëria nuk anëtarësohet në BE dëri në 2030. Madje ai këshilloi Brukselin, të mos e anëtarësojnë Shqipërinë me Ramën, se do i shpallë edhe ata autokratë.

“Mendoj se viti 2030 nuk është vit realist. në rast se ju i jepni përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, apo aderimit për qëllime stabiliteti, kjo do të thotë që i jep rrugën dhe je në aleancë me autokracinë. Nga njëra anë kjo do të thotë tradhti e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të idealeve dhe aspiratave të një vendi kandidat sepse fakti që ata e shohin të ardhmen më të mirë në BE, mendojnë dhe kanë të drejtë të mendojnë se do jenë më të lirë, më të begatë në ekonominë e tregut dhe qytetarë më të denjë.”

Në këtë moment, doktori nxori nje nga ata skenarët që di ti thurrë vetem ai, por sado tragjikomikë të jenë, ne fund i beson vetëm ai.

“Tani cilat janë pasojat?
Në delegacionin e radhës në BE, në qoftë se këto kartele vendosin që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e delegacioneve në Këshillin e Stabilizimit, në Këshillin e Europës dhe në agjencitë e tjera.
Pse? Sepse ato kanë qenë shumë aktivë gjatë zgjedhjeve.”

Por shuplaka i erdhi shpejt mbrapsht. Sekretari i të djathtëve europianë, Patrik Voller lejoi doktorin të ankohet sa të dojë për zgjedhjet, por për integrimin citoi objektivin e Ramës.

“Shqipëria synon që të bëhet pjesë në 2030. Këtë shohim, këtë lexojmë, këtë thonë edhe politikanët. Sikurse kemi vënë re në zgjedhjet e fundit të majit, akoma mbetet shumë për t’u bërë. Të gjithë e kuptojmë se, më të bashkuar dhe më të fortë, ne do të mund t’ia dalim mbanë, dhe Ballkani Perëndimor në kuptimin gjeopolitik, ekonomik, kulturor, është pjesë e BE-së.”

Berisha ktheu medaljen. Akuzoi Ramën e Vuçiçin si fajtorët për vonesat e integrimit.

“Shpeshherë ne mendonim se as Rama dhe as Vuçiç nuk ishin të interesuar për integrimin. Ata shanin dhe hidhnin fajin lodhjes dhe shpikën ‘Ballkanin e Hapur’. Kërcënuan opsione të tjera, dhe nuk respektuan parimin thelbësor të integrimit në BE, që nuk është lodhja e BE-së e cila kishte ngadalësuar procesin e integrimit të Ballkanit.”

Por këtu i erdhi edhe shuplaka e dytë. Për Brukselin, momentalisht problemi më i madh në rajon nuk janë këta të dy.

“Në Kosovë, situata e brendshme politike po i mban në peng proceset e brendshme dhe demokracinë. Ka kaluar më tepër se 40 herë që qeveria nuk po konstituohet dhe Parlamenti nuk po konstituohet. Parlamenti tani nuk ka gjetur një mënyrë për të formuar qeverinë, dhe duhet pritur për zgjedhjet presidenciale.”

Si përfundim ky takim zyrtarizoi qëndrimet e përhershme të Sali Berishës kundër integrimit të Shqipërisë. Herë janë zgjedhjet, herë reforma në drejtësi, herë prishjet pa leje. Ndonjëherë edhe moti i keq. Për të gjitha është faji i socialistëve e veçanërisht tani i Edi Ramës. Por Sali Berisha mund të thuhet se 34 vjet pas revoltës së studenteve për ndryshim, e ka reduktuar Partinë Demokratike, si të vetmin institucion që nuk e do Shqipërinë, në Europë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!