Pas 11 mujash mungesë, Sali Berisha rishkeli oborrin e Parlamentit, i shoqëruar vetëm nga një grup i vogël deputetësh.
“Unë futem, metamorfoza del”
Karrigija e tij kishte ndryshuar vend, por në asnjë rast larg Flamur Nokës e Albana Vokshit, që mungoi në këtë seancë.
Shpejtoi më pas të merrte fjalën i pari, në rikthimin që duhet të ishte i zhurmshëm. Dhe kryeparlamentarja Spiropali nuk ia preu hapin, as në kërkesën e parë që pati për një minutë heshtje për Sami Repishtin, që u nda nga jeta disa ditë më parë.
“Ftoj Parlamentin ta nderojë këtë burrë të shquar të kombit me një minutë heshtje”
Para se të hynte në axhendën parlamentare, u përpor të shfaqej triumfator, pas heqjes së masës së arrestit shtëpiak.
“Ju po mbaheni me shpirt ndër dhëmbë. Unë erdha, ju e dini vetë. e shoh çehren që ju ka rënë, por ia vërë vetes. Unë vi këtu me mesazhin e fitores.”
Por socialistët me kartonat e kuq ia rrëuzan fitoren e parë që mund të arrinte në këtë rikthim të tretë, sic dhe vetë thotë.
Berisha pati propozuar dy amendamente, që lidheshin me ndalimin e disa investimeve dhe shpenzimeve qeveritare, deri në momentin që mund të aprovohej vendosja e minimumit jetik dhe rritjes së pensioneve. Propoizme edhe këto që morën karton të kuq.
Berisha nuk mori as votat pro të demokratëve të distancuar prej tij, të Alibeajt e të tijve, ndërsa Basha si shpesh, mungoi edhe këtë seancë. Berisha nuk priti prezantimin e demokratëve të tjerë, por la sallën shpejtë, për të dalë sërish para gazetarëve, që i kujtuan një deklaratë të Gazment Bardhit, të nëntorit të 2021, kur kreu i gerupit parlamnetar demokratë, ai ishte në krahun e Lulzim Bashës dhe në luftë me Berishën.
“E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha, Suel Çelën dhe çdo Suel Çelë.”
Akuza e Bardhit në atë kohë për Berishën e lidhte kreun e PD-së, më Suel Celën, duke thënë se mblidhte atëherë firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar. Por Bardhi, në krah të kreut të PD së, duket se është falur nga Berisha edhe për këto akuza të thënë me zë e figurë.