Berisha ka vendosur të mos ripërsëris gabimin e tij lidhur me masën detyrim paraqitjeje në Poolicinë Gjyqësore.
Avokati Arbër Hoxha, i ftuar në ‘Tirana Live’ u shpreh se kjo masë është e përshtatshme për të lidhur me kushtet në të cilat ndodhet. Sipas avokatit, Prokuroria e Posacme duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse Berisha mund të shkojë në pafajësi.
Gjithashtu, vendimin e Berishës për të zbatuar masën detyrim paraqitjeje, avokati e komentoi si hapin e duhur dhe sipas tij më parë ish- kryeministri ka qenë i keqkëshilluar në aspektin ligjor.
“Vendimi ka qenë i pritshem, nuk besoja që Gjykata do ta kthente në arrest shtëpie, por nuk mund ta linte dhe pa një masë. Në këto kushet, zgjidhja me e mirë është paraqitja në Policinë Gjyqësore. Dhe masa më parë ka qenë ë tillë dhe u mor arresti i shtëpisë, masë më e rëndë pasi nuk e zbatoi. Në këto kushte kjo masë është më e përshtatshme në raport me atë që akuzohet dhe që ka qenë ish- kryeministër. Jemi pothuajse në të njëtën kushte të masës detyrim paraqitjeje.
SPAK-u kërkonte masë më të ashpër si arrest shtëpie. Për mua, Prokuroria e Posacme duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse rrezikohet realisht Prokuroria e Posacme që të dështojë në dosjen në raport me Berishën, jo me dosjen Partizani, i cili mund të shkojë në pafajësi, por mbetet për tu parë. E shoh nga pritshmëritë e Gjykatës së Posacme e cila është ngritur në një nivel më të lartë.
Jemi në një nivel maksimal ashtu sic duhet të jetë gjykata. Unë besoj që është një qasje e re dhe një gabim i mospërsëritur. Unë besoj që Berisha ka qenë i keqkëshilluar nga ana ligjore për të mos u paraqitur në Policinë Gjyqësore. Në këto kushte nuk ka asnjë opsion ligjor sepse mund t’i ashpërësohet masa si dhe nuk ka asnjë pretendim ligjor ose politik.
Nuk besoj që Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut do të vendos ndryshe sepse është një akt legjitim.” – u shpreh avokati për Tirana Live. / abcnews.al