Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha, kriza e ka emrin LaCivita/ Para shqiptarëve në Itali foli vetëm për të, asnjë fjalë për programin

schedule19:15 - 22 Shkurt, 2025

schedule 19:15 - 22 Shkurt, 2025

Që pas deklaratës së La Civitës në New York Times, se nuk do të lobojë për Sali Berishën në Uashington, kryedemokrati është në krizë sesi duhet ta quajë atë, mbështetës të Donald Trump, apo kryefushatist të marrë me para, kontratën e së cilit ende nuk e ka bërë publike.

“Para shqiptarëve u paraqita me kryestrategun, me kryemagjistarin, bashkëkryemagjistarin e fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita. Shkallmoi Edi Rama, u tmerrua, e pa me sy humbjen, fatalitetin e tij. Dhe menjëherë, me mediat e tij, deklaroi se Chris LaCivita u ble nga Berisha. Po, po të ishte puna për të blerë, po ai e ngatërroi Chris LaCivita me McGonigalin”, tha Berisha.

Përpara militanteve në Parma të Italisë, të cilët me gjasë ishin mbledhur për të dëgjuar programin e tij elektoral, në harkun kohor te 3 minutave, Berisha e përmendi 4 here, emrin e Kris La Civitas.

“Kryemagjistari i rikthimit më të madh në histori, presidentit Donald Trump e tha haptaz që është këtu për të mbështetur PD dhe Sali Berishën. Për Shqipërinë madhështore dhe aleate e mike të vërtetë të SHBA-ve”

Edhe pse teza qe LaCivita po i heq non gratën ka rene,  është e paqartë sesa ka paguar Berisha për ta sjellë LaCiviten në Shqipëri, të cilin përpara, militantëve, e prezanton si njeriun që ka ringritur opozitën teksa kërkon votën e tyre më 11 maj.

“Vota juaj është me e çmuar se kurrë në historinë e Shqipërisë, ky entuziazëm po bind çdo shqiptar se ne po kthehemi fuqishëm për të mirën e te gjithë shqiptarëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!