Berisha krahason veten me miliarderin amerikan: Kthimi im në politikë, si ai i Steve Jobs, Rama i pashpresë

schedule19:41 - 17 Maj, 2022

schedule 19:41 - 17 Maj, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha tha nga Durrësi se kthimi i tij në politikë ngjason me rastin e rikthimit të miliarderit Steve Jobs.

Ashtu sikur se Jobs ndryshoi botën me një Ipad, Berisha shprehet i vendosur të ndryshojë Shqipërinë.

“ Flet për rikthimin, fut ata të vetët nëpër mediat dhe televizioni, ja si kthimi i Napolonit, si kthimi i këtij apo i atij.

Tani po i them, kthimi im është si kthimi i Steve Jobs, i cili pas një seri pabesirash dhe qëndrimesh që e nxorën në rrugë, u kthye dhe me një  I Pad-in ndryshoi botën,  ndërsa ne së bashku do ndryshojmë Shqipërinë”, tha Berisha nga Durrësi.

Lexo edhe: “Ky revolucion nuk ndalet më”, Berisha nga Durrësi: Nuk jemi “lolo” si shembulli Rama -Alibasha

Gjithashtu Berisha u shpreh se se kryeministri është i pashpresë, ndaj po merret me një opozitë kukull, pasi opozitën e vërtetë e ka frikë.

“Del e thotë më thoni kriminel mua, më thoni ca të doni po mos më thoni hajdut se jam dy metra i gjatë dhe nuk vjedh. Kjo është garancia që u jep Rama.

Meqë  jam unë dy metra i gjatë nuk mund të vjedh. Nuk është fjala për hajdutë xhepi, por është fjala për hajdut me kamion.

Jemi një moment kritike, por unë jam besimplotë dhe unë ju shoh ju dhe shoh shqiptarë të vendosur. Mos harroni se jemi 40 mijë në këmbë. Kaluam të gjitha këto vështirësi, të tjerat nuk janë të pakta, por të kalueshme. Edi Rama tallet, ka gjetur një kukull opozitë që merret me ta, por shpirtin nuk e ka më të qetë. Vendi ka opozitë të vërtetë tani. Më duhet ti them, PD e vërtetë dhe në këmbë të ka mundur tre herë dhe do të mundë në çdo garë, je i pashpresë, ta ketë të qartë”, tha Berisha.

Takimi i Berishës me demokratët e Durrësit u zhvillua sot  në kuadër të  turit elektoral të Sali  Berishës, i cili  kandidon për kreun e Partisë Demokratike.

Zgjedhjet për kreun e PD-së  do të zhvillohen më 22 maj, ndërsa përballë Sali Berishës është kandidati Ibsen Elezi.

 

/abcnews.al/