Berisha kopjon Trump/ Pranon se ka dy gjini, por propozon njohjen e tyre me ligj

schedule12:12 - 31 Janar, 2025

schedule 12:12 - 31 Janar, 2025

Një ditë nga njoftimi alla Tramp, Sali Berisha nuk ka humbur kohë, dhe ka dërguar në Kuvend projektligjin për njohjen e vetëm dy gjinive në Shqipëri, edhe pse premtoi se do e miratonte kur Partia Demokratike të vinte në qeveri.

Projektligji i firmosur nga 28 deputetë, nuk është surprizues sa i përket argumenteve. Në relacion, theksohet se për referencë po merret urdhëri ekzekutiv i Presidentit amerikan Donald Tramp, firmosUR më 20 janar.

Edhe pse Partia Demokratike e pranon se në Shqipëri njihen vetëm dy gjini, sipas ekspertëve të saj, legjislacioni është i paqartë, dhe nuk ka një përkufizim të saktë të njohjes e garantimit të pandryshueshmërisë së gjinisë biologjike.

Dhe e treta, Berisha është i shqtësuar për pasojat që po vijnë kryesisht nga perëndimi, cënimin e institucionit të martesës, nëpërmjet martesave gay, adoptimeve e surrogacive.

Megjithatë, kryedemokrati, i cili ka hedhur firmën i pari në këtë projektligj, ndoshta për të treguar edhe autorësinë, ka gjetur edhe konsensusin mes grupit parlamentar. Nuk dihet ende pse ky ndryshim në radhët e drejtuesve demokratë, por propozimi tashmë është në sirtarin e Kuvendit, dhe kjo të paktën publikisht, ka sjellë indinjatën e komunitetit LGBTI, të cilët me një deklaratë të shkruar nga aktivistët Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi, kanë akuzuar Sali Berishën, se dikur në zyrën e tij si kryeministër në vitin 2009, u premtoi legalizimin e martesave gay dhe njohjen e nocionit transgjinor, ndërsa sot, për të hequr non-gratën e tij, bën një kthesë 180 gradë, vetëm e vetëm, për të kopjuar Donald Tramp, me shpresën se si ai, do të vijë në pushtet një ditë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!