“Berisha kërkon të krijojë rrymë antiamerikane”, Alibeaj takim me demokratët e Fushë- Krujës

schedule19:21 - 30 Prill, 2023

schedule 19:21 - 30 Prill, 2023

Në takimin me demokratët e fushë krujës Enkelejd Alibeaj është ndalur në një analizë të brendshme të Partisë Demokratike për atë cka i ka ndodhur në këtë një vit e gjysme. Fajtor për përçarjen e PD bëri Sali Berishën.

Sali Berishën e akuzoi edhe për frymën anti -amerikane që kërkon të krijojë në shoqërinë shqiptare.

“Në duhet të bëjmë një pastrim brenda vetes..si ka mundësi që berisha nuk ka pranoi ofertën tonë për 14 majin dhe përcau demokratët..i shtriva dorën disa herë për një kandidat të përbashkët por refuzoi dhe pranoi të shkojë te Ilir Meta.. nuk i intereson fitorja dhe as demokratët vetëm halli personal. Qëllimi i tij është të përdor PD si bunker ndaj non gratës. Të ekzekutojë pd dhe të krijojë një frymë antiamerikane në shoqërinë shqiptare..për këto arsye ne po” tha Alibeaj.

Kryetari i komanduar i PD tha se në këtë fushatë luftën më të madhe e ka me regjimin e Ramës, i cili sipas tij vijon të bashkëpunojë me berishën e Metën.

“Të bëjmë një analizë për qeverisjen e edi ramës..qeverisje non grata dako, doshi..përse e mbylli gojën për Sali berishën? Berisha sot ëhstë future nën sqetullën e metës.. por çfarë ndodhi në 2013-ën? Edi Rama mori 64 mandate një më pak se në 2009. Ishte trafikimi i votave që bëri Ilir Meta..që i dha pushtetin ramës që sot është peshqesh i shqiptarëve.. Rama me metën i ekzekutuan me lista demokratët. …reforma territorial u bë me votat e Ilir Metës..” shtoi ai.

Kryetari i komanduar u premtoi demokratëve se do ti sjellë partisë një frymë të re dhe do ta kthejë atë në forcën politike që do të rrëzojë qeverinë.

Alibeaj u kërkoi demokratëve të votojnë për PD në 14 maj dhe premtoi se sfida kryesore e tij është krijimi i një Partie qartësisht të djathtë, të pastër dhe joshëse për të gjithë.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!