Berisha kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka/ GJKKO: Avokatët nuk kanë paraqitur kërkesë me shkrim

schedule16:24 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 16:24 - 29 Dhjetor, 2023

Edhe pse kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, Sali Berisha ende nuk ka depozituar kërkesë me shkrim në sekretarin e gjykatës përmes avokatëve të tij.

Avokatët e ish kryeministrit, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar të enjten audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka. Megjithatë kërkesa me shkrim nuk është dorëzuar.

“Përshëndetje të nderuar! Në vijim të interesit të shfaqur nga gazetarët Ju bëjmë me dije se deri në orën 16.00, në sekretarin e gjykatës nuk është paraqitur kërkesë me shkrim e avokateve të shtetasit Sali Berisha për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka! Duke Ju falenderuar për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO).

Vendimi në lidhje me masën e arrestit për Berishën, u shty për në datën 30 dhjetor, ora 12:00.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar për ish-kryeministrin arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore dhe asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë./abcnews.al