Berisha: Kemi humbur pikë për Europën, në aspektin personal mendoj se ishte vit i mbarë

schedule12:45 - 9 Maj, 2022

schedule 12:45 - 9 Maj, 2022

Portieri shqiptarë, Etrit Berisha ishte protagonist në Seria A me skuadrën e Torinos në ndeshjen ndaj Napolit.

Gardiani i portës kuqezi arriti të neutralizonte gjuajtjen e Insignes nga pika e bardh e penalltisë po kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të dilte me pikë nga kjo përballje, pasi Napoli i Luciano Spallettit fitoi me shifrat 1-0.

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Berisha theksoi se mund të kishin luftuar për Europën, ndërsa sa i përket aspektit personal, shqiptari shtoi se në përgjithësi ishte një vit i mirë.

“Mund të fajësojmë veten për shumë pikë të humbura, mund të kishim luftuar për Europën. Sezoni im? Më mirë që votat të jepen nga gazetarët, në përgjithësi mendoj se ishte një vit i mbarë. Këtë vit ne kemi hedhur themelet mbi të cilat do të ndërtojmë një ekip të madh për vitin e ardhshëm”, deklaroi Berisha.

Dy javë përpara mbylljes së sezonit në Seria A, Torino renditet në vend të 10-të me 47 pikë, 12 më pak se Atalanta e vendit të shtatë, që është është edhe pozicioni i fundit në renditjen e elitës së futbollit italian që garon në kupat e Europës, më specifikisht, ku vend në renditje përkon me pjesëmarrjen në Conference League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!