Berisha, kandidat për kryeministër? Fatmir Mediu: Në zgjedhje të dalim me logo, jo me emër

schedule17:51 - 19 Shkurt, 2024

schedule 17:51 - 19 Shkurt, 2024

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se ish kryeministri Sali Berisha, por edhe ai vetë kanë marrë nga e djathta dhe shoqëria shqiptare, ndaj është koha që edhe ata t’i japin të djathtës dhe shoqërisë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mediu u shpreh federata opozitare duhet të dalë në zgjedhje me një ekip dhe logo të një koalicioni të përbashkët.

“Unë e kam thënë, Fatmir Mediu, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha kanë marrë nga e djathta, kanë marrë nga shoqëria shqiptare. Është koha që ne të kuptojmë që kemi nevojë t’i japim shoqërisë shqiptare, jo duke parë te vetja, por duke parë te njerëzit atë që ka nevojë shoqëria shqiptare. Ka njerëz shumë të mirë, të cilët mund të ishin politikanë dhe qeveritarë të jashtëzakonshëm. Kjo levizjë e ngritur në një kualitet tjetër, do t’i bënte shumë mirë opozitës shqiptare dhe më tepër shoqërisë shqiptare. Do sillite një kualitet tjetër të politikës dhe të qeverisjes së vendit. Për mua duhet të ketë një garë të hapur se kush do të jetë deputet.

Është e nevojshme të ulemi dhe të flasim për këto çështje. Besoj se duhet të dalim me një ekip qeverisës që përfshin të gjithë gamën e problematikave dhe ofron zgjidhjen e tyre. Asnjëherë në mënyrë fiktive nuk mund të dalin emra”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!