“Berisha, jo motori i fitores”/ Ibsen Elezi: Krerët e zgjedhur të PD nuk mund të sjellin sukses

schedule23:45 - 5 Shtator, 2024

schedule 23:45 - 5 Shtator, 2024

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha nuk është motori i fitores për këtë forcë politike.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se Berisha shkeli çdo premtim dhe tradhtoi demokratët.

Sipas Elezit, drejtuesit e zgjedhur të qarqeve nuk mund të sjellin sukses, teksa shtoi se figurat e vjetra të Partisë Demokratike, janë kthyer në mbeturina.

“E kam ditur sesi do të përfundonte Foltorja. Berisha është personi që shkeli me këmbë çdo premtim. Është tradhti e madhe. Ata që krijuan 18 dhjetorin, një kuvend fals, vepër penale, ata që e kryen, me në krye Gazment Bardhin, janë drejtues grupi në qarqe të rëndësishme. Ata që u rrahën me shkopinj, këta që u zgjodhën, janë figurat që në 2021 shërbyen që Basha të merrte partinë, tani na serviret sikur tani nuk ka ndodhur asgjë. Një imoralitet i plotë, si këto figura, nuk mund të ketë sukses. Një nga këto mbeturina është zoti Noka. Nuk ka besim më kush te primaret që këta flasin”, theksoi ai./abcnews.al