Ish-kryeministri Sali Berisha në studion e ABC foli për zgjedhjet e 25 prillit, programin dhe qëndrimin e opozitës.
Gjatë intervistës, Berisha u ndal edhe të negociatat me Bashkimin Evropian duke u shprehur se me kryeministrin Edi Rama, Shqipëria nuk do të ketë përgjigje pozitive për çeljen e negociatave.
“Evropa është serioze, e pakapërcueshme dhe e pagënjyeshme. Ka rrëzuar deri më sot 6 raporte të KE, nuk mund të gënjehet një qeveri serioze”, tha Berisha.
Lexo edhe: Berisha në ABC: Shkollat “bomba” të Covid-it, mungon uji dhe fondet për dezinfektimin
Po ashtu ai theksoi se alternativat e opozitës janë shpresë për qytetarët shqiptarë dhe se Opozita ka bërë aktivitete thelbësore.
“Opozita ka realizuar aktivitete thelbësore. Ka përgatitur listën e deputetëve. Ka një proces transparent. Opozita po sillet si qeveri në raport me alternativën. Edi Rama nuk nxjerr asgjë tjetër, por në mënyrë të shëmtuar kopjon opozitën”, u shpreh ai.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Zgjedhjet e 25 prillit dhe sa të përgatitur e shihni Lulzim Bashën?
Berisha: Opozita është në prag të marrjes së pushtetit dhe çdo masë që merr Rama është masë dëshpërimi si i mbyturi që kapet me fijet e barit.
Lexo edhe: Berisha zbulon kushtin ndaj ministrit serb kur erdhi në Tiranë
Edhe një ditë para se të diagnostifikoheshin me covid zhvillonin mbledhje pa maskë. Unë dënoj çdo veprimtari pa maska. Prisni tani kur ta shpallë vete zot mbi zot.
Pyetje: Kjo çon në fushatë virtuale duam apo jo? Opozita dhe Lulzim Basha janë të gatshme të përballen me një fushatë virtuale ?
Berisha: Rama vërtet poston shumë, por janë me mijëra qytetar që i shprehin urrejtjen dhe që ai i bllokon. Rrjeteve sociale të tij u ka dalë boja dhe asgjë nuk pengon urrejtjen madhe popullor. Sot Edi Rama është i dyti pas Enver Hoxhës njeriu më i urryer në Shqipëri. Ky nuk ka shpresë më.
Pyetje: Duhet të ishte Basha më aktiv sepse mazhoranca ka ndezur të gjithë motorët?
Berisha: Ata nuk kanë bilance, kanë vetëm mashtrime. Vetëm sukseset e mia kanë bilanc këta. Shkon tre herë tek bypassi i Vlorës i cili është tenderuar që në 2014. Nuk ka bilanc, ky ka dështim. Ky inauguron spitalin që kam inauguruar un dhe thotë është i pari spital që ndërtohet në dekada. Opozita ka bërë aktivitete thelbësore: Ka përgatitur listën e deputetëve. Ka një proces transparent. Opozita po sillet si qeveri në raport me alternativën. Edi Rama nuk nxjerr asgjë tjetër, por në mënyrë të shëmtuar kopjon opozitën. Ka dhënë alternativa të shkëlqyera për mbrojtjen e biznesit, grupet në rrezik. Ka qenë fat që shqiptarët të mbajnë shpresën gjallë se me ardhjen e opozitën do të marrin çfarë meritojnë.
Pyetje: Ende nuk dimë ku do të kandidojë Sali Berisha?
Berisha: Top sekret. Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por ja që edhe unë kam sekret. Vendimin do ta marr bashkë me kryesinë e PD, unë jam anëtar i asaj partie , i betuar që do ta mbështes.
Pyetje: Thonë se Berisha do të jetë në krye të Shkodrës për të tërhequr të pakënaqurit e Jozefina Topallit?
Berisha: Qëndroj në politikë për të mbrojtur interesin publik, jashtë çdo mendimi, sepse kam monopolin e të vërtetës.
Gjatë intervistës Berisha tha se do të jetë opozita që do nisë Edi Ramën në arkivat e zeza më 25 prill dhe jo covid-i.
“Rama po e çon Shqipërinë drejt përjashtimit përfundimtar. Dje u vendos për herë të shtatë një jo, por ju garantoj se me Edi Ramën negociata nuk ka”, u shpreh ai.
Teksa komentoi reagimet e Presidentit të Republikës Ilir Meta, Berisha tha se Meta në asnjë moment nuk bërë të vetën një kauzë të opozitës.
“Çdo debat që është zhvilluar midis Ramës dhe Presidentit të Republikës ka qenë vetëm për mbrojtjen e Kushtetutës. Presidenti nuk ka bërë kurrë të veten një kauzë të opozitës. Letra që Presidenti i dërgoi qeverisë për ta informuar me ecurinë e covidin dhe përgjigja e xhahidit të Surrelit ishte”, S’ke punë me këtë. Pra në kulmin e zisë i thotë,-Nuk ke punë. Si nuk paska punë presidenti me një katastrofë?”, tha më tej ai.
Po ashtu Berisha theksoi se Lufta e UÇK-së ka qenë luftë çlirimtare.
“Unë isha në sheshin Skënderbe me moton një Komb një qëndrim dhe çdo njeri prej nesh është UÇK, aty është fjalimi im. Nuk isha me ata që bënin kurthe kundër Kosovës dhe UÇK, nuk isha më grupin e tradhtarëve. Këto materiale për të nxjerrë në pah fytyrën e shëmtuar të shpifarakëve të cilën çështjen e Gjykatës së Hagës . Dje Edi Rama urdhëroi të hiqet nga rezoluta fjala, genocid serb.
A ka shqiptar që mund të imagjinojë një veprim të tillë. Me urdhër të Millosheviç, Aleksandër Vuçiç, hargati hoqi fjalën. Në Kosovë serbë kanë kryer genocid dhe këto janë të faktuara. Me shpifjet e tyre mbulohet ky akt. Ky antishqiptar që nuk ka gjak shqiptari nuk i quan dot gjenocid sepse nuk elb dot padroni i tij dhe ky është akti më i rëndë në histori. Ky pas Enver Hoxhës është antishqiptari më i madh”, tha ai.
Për çështjen e masakrës së Krushës dhe akuzat ndaj Lulzim Bashës, ish-kryeministri tha se Rama kërkon t’i zbardhë faqen padronit të tij Aleksandër Vuçiç dhe të paraqesë problemin e Hagës si problem shqiptar dhe si problem të Bashës.
“Nga njëra anë kërkon t’i thotë se nuk është Vuçiç në këtë proces. Si ka mundësi që një shqiptar të punojë kundër shqiptarëve. Në këtë fushatë merren njerëz të sëmurë, kam keqardhje për ta, akuzohet një njeri i cili ka pasur fatin në rininë e tij të japë kontributin në shtet ndërtimin e Kosovës dhe të jetë në grupet fakt mbledhëse të dosjes kundër Millosheviç”, u shpreh ish-kryeministri.
Pyetje: Përveç Ramës, kë tjetër e quani grupi i hargatëve të Beogradit?
Berisha: Keni dëgjuar personalitete të huaja se në origjinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës është Edi Rama. Hyni në arkiva dhe deri në 2013 do të gjeni deklarata që kundërshtonin çdo diskutim për ndryshimin e kufijve. Kam deklarata të Thaçit të përbashkëta në të cilat kundërshton njësoj si Sali Berisha kërkesën për ndryshimin e kufijve. Para ardhjes së Ramës në pushtet serbët nuk guxuan asnjë veprim.
/abcnews.al/