Ish kreu i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se Sali Berisha duket i dorëzuar, teksa gjykata ka refuzuar sërish kërkesën e tij për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Elezi u shpreh se mbështetja ndaj tij në Partinë Demokratike, ka rënë nën 30 përqind.
Sipas Elezit, Partia Demokratike nuk është më një parti institucionale, pasi strukturat e saj janë shkërrmoqur.
“Berisha ndodhet në izolim shtëpiak, për shkak të iniciativës së vet, nuk ka një akuzë. Do ishte evituar. Berisha e quajti veprim anti-kushtetues. Fakti që iu drejtua këtyre organeve, Berisha ka çeduar, është dorëzuar, kjo i bën dëm Berishës. Kjo situatë i ka dhënë frymëmarrje Berishës dhe mbështetësve, pa këtë element ku të gjithë janë fokusuar te burgosja e liderit politik, i ka dhënë frymëmarrje pas 14 majit. Pas 14 majit, një forcë politike do kishte analizë te rezultati. Nuk mund t’i vishet kjo e gjitha faktit të manipulimit dhe vjedhjes së votës. Ky veprim i izolimit të Berishës i intereson të gjitha palëve. Ramës i konvenon, në zgjedhje me këtë situatë, Rama mendon që e mund shumë lehtë. Rama, sa herë të ketë këtë opozitë, fiton. Pala tjetër është e interesuar, ato e shkëpusin vëmendjen e anëtarësisë nga humbja. Ato nuk e kalojnë 30% brenda Partisë Demokratike. Mbështetësit e Partisë Demokratike, Berisha është poshtë 30%. Pjesa më e madhe e kanë braktis. Strukturat janë shkërrmoqur. Këshilli Kombëtar, Kryesia, mënyra si janë zgjedhur kryetarët në shumë degë, tregon që Partia Demokratike, arsyeja e shkatërrimit nuk është individi”, theksoi ai./abcnews.al