Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës që Berisha bëri sot në Fier, ku hodhi akuza ndaj ambasadores Yuri Kim duke e cilësuar si guvernatore ndërsa theksoi se ajo nuk mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, referuar ankimimit në Apel të statutit të PD-së.
Ish-kryeministri mes të tjerash shtoi se i ka kërkuar Presidentit Joe Biden që të mos lejojë që kjo të ndodh pasi është gjëja më e rëndë që mund të bësh në një vend demokratik.
Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail?!
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) May 14, 2022
Ashtu siç ka bërë edhe herë tjetër, Berisha u shpreh kundër Reformës në Drejtësi duke theksuar se u bë për të çuar drejtësinë në duar të kryeministrit Edi Rama apo ambasadores Yuri Kim.
Në lidhje me këtë në një postim në Twitter Bardhi kërkon të dijë se me cilën mënyrë ia ka bërë thirrje biden Berisha.
“Më shumë për kuriozitet: Kërkesë-ankesën Presidentit Biden ia ka dërguar me korrier diplomatik, me fax apo me e-mail?!” shkruan Bardhi./abcnews.al/