Berisha: Ish-drejtori i Bashës i lidhur me qeverinë, disponon një fshat me kanabis

schedule19:40 - 11 Janar, 2022

schedule 19:40 - 11 Janar, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Florenc Hoxhën, ish-drejtues i policisë bashkiake të Tiranës në kohën që drejtohej nga Lulzim Basha se është i lidhur me qeverinë dhe se disponon një fshat në Devoll që nuk ka asnjë banor, por vetëm parcela me kanabis.

Aty ka një ish-kryepolic bashkiak, i cili është i lidhur kokë e këmbë si me qeverinë ashtu edhe me botën e trafiqeve, që disponon një fshat, Gjyrëz, diku në lartësitë e maleve të Devollit. Florenc Hoxha.

Ai është si komandari i Lul Bashës dhe në atë fshat nuk ka asnjë banor, përveç parcelave me drogë, trafiqeve që bëhen dhe disa bari të dërguar nga Fushë Kruja, se as vendas nuk janë. Kemi të bëjmë në seli me një konglomerat njerëzish të terrorizuar dhe të tjerë që janë lidhur mish e thua me afera korruptive të Bashës” tha ai.

Berisha, që sot u përjashtua nga partia që themeloi 30 vite më parë, u shpreh se Lulzim Basha në dy fjalë nxjerr tre mashtrime.

Përmendi një ditë Myftar Lumeshin nga Tropoja, një njeri që ka 30 vite me PD-në, njeriu që ka pasur më afër se secilin tjetër është i pabesi Lulzim Basha. Basha në dy fjalë nxjerr tre mashtrime.

Ai është njeriu që ka sponsorizuar më shumë Bashën. Përshëndes të gjithë të burgosurit politikë që janë sot në qeli, po qëndrojnë në qelitë e zeza të këtij regjimi dhe i garantoj se kanë solidaritetin tim të plotë” deklaroi ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!