Berisha ikën në shtëpi/ Numërimi i votave, kreu i PD lë selinë blu

schedule01:07 - 12 Maj, 2025

schedule 01:07 - 12 Maj, 2025

Teksa ka nisur hapja e kutive të para për numërimin e votave, ku PS kryeson në rang vendi, Sali Berisha ka lënë selinë blu, për të shkuar në banesën e tij.

Pas përfundimit të procesit të votimit, Berisha doli në një konferencë për media, Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do i njihte zgjedhjet, në rast humbjeje.

“Unë pres sovranin. Unë jam këtu për të paraqitur para jush ato që ndodhin.

Ne gjatë gjithë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore në të katërta anët e vendit, por të dërgosh banda për të rrethuar KZAZ është një përpjekje për të ndikuar në rezultat, por kjo nuk do të ndodh sepse komisionerët tanë kanë marrë masa. Përgjegjësia e kësaj është e Edi Ramës.”, theksoi ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!