Berisha i vuri ‘flakën’ parlamentit/ Reagon ambasada britanike në Tiranë

schedule16:08 - 21 Nëntor, 2023

schedule 16:08 - 21 Nëntor, 2023

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar me shqetësim lidhur me kaosin e një dite më parë në seancë plenare, ku deputetë të Foltores ndezën tymuese në parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada Britanike thekson se një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.

Ndër të tjera ambasada, apelon maxhorancën e opozitën të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!