Berisha i përgjigjet Bardhit: Zbardh rolin në vrasjen e Elbasanit, mos i thur lavde SPAK-ut

schedule12:53 - 27 Maj, 2022

schedule 12:53 - 27 Maj, 2022

Sali Berisha i është përgjigjur Gazment Bardhi i cili sot në Komisionin e Ligjeve ju drejtua me gjuhë të ashpër maxhorancës, pasi votuan një kandidat të propozuar edhe me firmën e Berishës. Deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Bardhi me tonë të ashpra i tha mazhorancës se janë të pafytyrë që pranojnë një kandidat të propozuar nga Berisha.

Ish-kryeministri tha se Bardhi po lufton për të shpëtuar shpirtin e tij, por është i pashpresë. Madje Berisha i bëri thirrje që të sqarojë rolin e tij në vrasjen e Elbasanit, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani vetëm 4 ditë par zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte…askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime.”, tha Berisha.

Sali Berisha ka komentuar mbledhjen e grupit të PD që mbajti një ditë më parë Enkelejd Alibeaj duke thënë se në mbledhje kishte 4 demokratë që nuk janë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

“Një grup i vogël, ndër ta ish kryetari dhe 2-3, Alibeaj e të tjerë të kapur këmbë, krye dhe xhep nga qeveria thonë se këto nuk kanë ndodhur, nuk janë të vërteta. E vërteta është se kjo lojë dështoi në mënyrë përfundimtare se ishte përpjekje e tmerrshme për të kapur peng pluralizmin. Loja ishte të mos kemi pluralizëm politik. Çfarë bëri Alibeaj dje? Unë tha kam kuorum këtu. Para 10 ditësh, grupi parlamentar tha ka 40 deputetë. Dje ishin 4 demokratë që nuk i përkasin grupit parlamentar se Kuvendi ia ka dhënë grupeve të tjera. Për kuorum mbledhja e tij duhet ta kishte të paktën 27 deputetë.

Kur i intereson e thotë e kam me 40, kur i intereson thotë se ka një sharlatan që ka mungesë totale respekti për veten, keqpërdoret nga Edi Rama, harron se ka patur funksione të rëdnësishme dhe në qeveri e kur bën akte të tilla vetëm sa shkelmon mbi veten e tij. Ajo që mund t’u them se mrekullia shqiptare e shekullit 21 ishte shpëtimi i pluralizmit politik, jo rikthimi i Sali Berishës”, tha Berisha.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “5 Maj” në Elbasan më 21 prill. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë aktivisti i PS-së për Elbasanin, Pjerin Xhuvani. Në këtë përplasje, mbeti e plagosur efektivja e policisë, Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Sipas policisë, përplasja me armë ndodhi për shkak të dyshimeve të shtabit elektoral të PD, se një makinë e shtabit të PS-së po shpërndante para në këmbim të votave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!