DURRËS- Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në takimin përmbyllës elektoral në Durrës u shpreh se me 11 maj, shqiptarët duhet të zgjedhin historinë.
Ai theksoi se durrsakët nuk mund të pranojnë që të mbeten peng i Partisë Demokratike, e cila sipas Ramës ngjason me një kënetë.
“Më 11 jam do të zgjedhim historinë, është takim me historinë. Duhet të shohim ngjyrën e detit që na lidh me Evropën, që qëllon të jetë ngjyra e partisë së tyre, por partia e tyre për momentin është në koma. Partia e tyre nuk jep dhe nuk merr, dhe të presësh nga një parti në koma që të vrapojë, është iluzion. Dhe të mendosh se qytetarët durrsakë të mbeten peng pas një bufi të kënetës është trishtim i madh”, theksoi ai.
Ai foli edhe për lajmin e publikuar, që Sali Berisha mund të udhëtojnë në SHBA dhe se non grata e tij ka rënë.
“Fëmijët tuaj nuk mund ti besohen bufit të kënetës, që është një politikan i lashtë, një politikan i dëshpëruar, i pashpresë dhe një hallexhi që rri rrugëve për hallin e tij personal dhe që e sul gjithë partinë e tij të bretkosave në një ofensivë gëzimi për një gënjeshtër të re si ajo e sotmja”, tha Rama./abcnews.al