Berisha i pandehur për korrupsion/ Kaso: Kur çështja i kalon gjykatës, organi i akuzës duhet të kërkojë zbutjen e masës së sigurisë

schedule20:19 - 11 Shtator, 2024

schedule 20:19 - 11 Shtator, 2024

TIRANË- Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, komentoi zhvillimet e kësaj të mërkure, ku Prokuroria e Posaçme mori të pandehur për “korrupsion pasiv” të kryer në bashkëpunim ish-kryeministrin Sali Berisha për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit “Partizanit”.

Ai theksoi se do të ishte në nderin e organit të akuzës, që në momentin kur i drejtohet gjykatës, do duhet të kërkonte një masë më të butë sigurie për Berishën. Kjo praktikë pune tha ai ndiqet edhe në procese të tjera gjyqësore.

“Do të ishte në nder të organit të akuzës, që sikundër bëhet për qindra raste të tjera, në momentin që kjo çështje i kalon gjykatës, duhet të kërkojë heqje ose zëvendësim të masës më të lehtë. Akuza është për të cilën është regjistruar është ajo fillestare, korrupsioni pasiv. Do të ishte në nder të organit të akuzës, ose heqjen e masës së sigurisë ose detyrim paraqitje, ose ndalim të daljes jashtë shtetit. Nuk kam ndonjë shpresë që kjo ka për të ndodhur në momentin që çështjet do t’i referohet gjykatës”, tha ai./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!