Berisha i bën thirrje Antimafies të hetojë incineratorët: Do përballemi “dhëmbë për dhëmbë”

schedule13:51 - 17 Shkurt, 2022

schedule 13:51 - 17 Shkurt, 2022

Nga foltorja e parlamentit, ish-kryeministri Sali Berisha kërkon ndihmën e Anti-mafies italiane për të hetuar aferën e inceneratorëve.

Nuk fola për Kosovës sepse ju me kreun tuaj e keni shndërruar Tiranën në qendrën e luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Për çdo fjalë është një shpifës i konfirmuar nga gjykatat në mënyrë të përsëritur por krahas aferave me Begot, i din vetë ai aferat e klanit të drogës. Më i pari i të parëve në këtë aferë është Rama.

Këto që dëgjojmë janë vetëm maja e ajsbergut. Populli shqiptar çlirohet nga kthetrat e këtij narko shteti. Opozita është e vendosur të përballet dhëmbë për dhëmbë me këtë diktaturë. Ftoj dhe sot Anti-mafian italiane të hetojë me përparësi aferën e djegësave. Kompaninë italiane e cila si karrem thjeshtë për të maskuar përvetësimin gjigant të shumave të buxhetit të shtetit nga narko qeveritarët e sotëm. Jo jo një minutë ta shoh se këta edhe orën e lëvizin...”, tha Berisha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!