Berisha humb dhe kartën e fundit/ “Bashkë fitojmë”, me Metën. Fleta e votimit me logot e partive

schedule19:41 - 21 Prill, 2023

schedule 19:41 - 21 Prill, 2023

Kolegji Zgjedhor nuk plotësoi dëshirën e Ilir Metës, që përdori të gjitha hallkat ligjore, që në vend të tij, të jetë Sali Berisha, i pari i listës.

Gjykata zgjedhore la në fuqi vendimin e KAS dhe rrëzoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë fitojmë”, për emrin e Metës.

Fleta e votimit për 14 majin do të ketë në krye Metën, edhe pse nuk e dëshiroi një gjë të tillë që në fillim.

Kolegji Zgjedhor rrëzoi dhe kërkesën tjetër të koalicionit, që të hiqte logot nga fleta e votimit, një manovër kjo për të shmangur konfuzionin dhe ngatërrimin e demokratëve, që do të duhet të zgjedhin mes emrit të Ilir Metës dhe logos demokrate që mban Enkelejd Alibeaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!