TIRANË- Partia Demokratike edhe pse braktisi seancën e Kuvendit teksa po votohej struktura e re e Kuvendit me 11 komisione parlamentare, ka emëruar deputetët e saj në këto komisione.
Ajo që vihet re është fakti se Sali Berisha ka hequr Jorida Tabaku nga Komisioni i Integrimit, dhe në vend të saj ka graduar Albana Voshin.
Lista e nënkryetarëve të komisioneve:
-Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – Nënkryetar: Eno Bozo
-Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – Nënkryetar: Oerd Bylykbashi
-Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – Nënkryetar: Klevis Balliu
-Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – Nënkryetar: Bledi Himci
-Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – Nënkryetar: Xhelal Mziu
-Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – Nënkryetar: Albana Vokshi
-Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – Nënkryetar: Ivi Kaso
Ndërkaq, PD ka emëruar edhe katër kryetarët e komisioneve parlamentare që i takojnë opozitës. Bëhet fjalë për Luçiano Boçin, Ina Zhupën, Jorida Tabakun dhe Bardh Spahinë.
-Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet0 – Luçiano Boçi
-Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa
-Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku
-Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale – Bardh Spahia/abcnews.al

