Berisha: Gjyqi publik do të jetë i pashmangshëm për Edi Ramën

schedule12:21 - 18 Nëntor, 2022

schedule 12:21 - 18 Nëntor, 2022

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryetari i PD-së Sali Berisha e ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës kryesor për atë që opozita e quan afera e inceneratorëve.

Berisha: Shqipërinë e kanë mbërthyer si një gaforre aferat korruptive të Edi Ramës, qeveritarëve dhe familjarëve të tij. SKAP-i i partisë po bën gjithçka për të mbyllur aferën e djegësave. SKAP-i përpiqet ta mbulojë, por nuk e mbulon dot se përveç firmës antiligjore që Rama vendosi, ai vendosi së bashku me Agaçin dhe Ahmetin të fusë duart në fondin e Këshillit të Ministrave dhe të transferojë para në ministrinë e Mjedisit për inceneratorin në një kohë kur nuk kishte asnjë qindarkë për këtë objekt.

Sipas Berishës, SPAK-u po kryen një vepër penale që nuk po vepron.

Berisha: SKAP-i nuk mund ta shpëtojë kurrë Edi Ramën. Më mirë të veprojë ai se sa t’i bëjnë gjyq publik qytetarët. Gjyqi publik do të jetë i pashmangshëm.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!