Berisha, frikë nga drejtësia/ Gjykata shtyn seancën për të mërkurën, zbardhen arsyet

schedule17:25 - 24 Tetor, 2023

schedule 17:25 - 24 Tetor, 2023

TIRANË- Seanca gjyqësore për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për t’u zhvilluar të mërkurën, ora 14:30, pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihen me aktet.

“Kemi një vendim të fundit të gjykatës sa i takon seancës për vlerësimin e masës për ish–kryeministrin Sali Berisha. Seanca është shtyrë dhe do të zhvillohet nesër në orën 14:30. Ndërkohë sot, dy avokatët depozituan një kallëzim në SPAK ku akuzonin gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Gjithashtu avokatët mbrojtës depozituan edhe një kërkesë tjetër për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka”, raportoi gazetari Ermal Vija.

“Seanca gjyqësore shtyhet për t’u zhvilluar nesër, dite e Mërkurë, ora 14:30, pasi mbrojtësit kërkuan kohe te njihen me aktet”, thuhet në njoftim.

Por veç kësaj, avokatët  e ish-kryeministrit paditën gjyqtaren Irena Gjoka dhe kërkua përjashtimin e saj me pretendimin se ka shkelur kushtetutën duke nxjerrë një masë sigurie pa pyetur Kuvendin. Por sipas gjykatës, një kërkesë e tillë ende nuk është regjistruar.

“Kemi bërë kallëzim në SPAK për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimit. Ne nuk vijmë këtu për tre orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Ne jemi për një proces të rregullt, ne jemi për një mbrojte efektive dhe në kështu do presim vendim e gjykatës. Ai [Sali Berisha] na ka autorizuar ne dhe gjykata e pranoi të vijojë gjykimin në prezencë e mbrojtjes pasi në prokurën e posaçme të Berishës janë përfshirë të gjitha fazat e përfaqësimit”, tha Genc Gjokutaj, pas daljes nga ambientet e SPAK.

Në njoftimin e prokurorisë thuhej se Berisha ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Sipas SPAK, Sali Berisha i cili në atë kohë mbante postin e kryeministrit, ka ushtruar presion ndaj administratës për përfundimin sa më parë të procedurave të privatizimit të ish-klubit Partizani nga i cili dhëndri i tij ka përfituar rreth 5.4 milionë euro./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!