Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se sot është një ditë e veçantë për të dhe bashkëshorten e tij. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka ndarë një mesazh të veçantë urimi për ditëlindjen e bashkëshortes Lilit.
Por dita e sotme është dyfish e veçantë, pasi ata festojnë 50-vjetorin e martesës. “Jubileu i artë” e quan ish-kryeministri, ndërsa i shpreh mirënjohjen bashkëshortes për mbështetjen. Një falenderim Berisha ka gjithashtu edhe për mbështetësit e tij, që siç thotë i kanë dhënë jetës së tyre dimension tjetër.
Mesazhi i plotë:
Sot Jubileu i Arte!
50 vjetori i marteses tone dhe ditelindja e Lilit!
Miq, 5 korriku eshte per ne dite festash shume te vecanta. Por e sotmja eshte me e vecante per ne. Bashke me ditelindjen e Lilit ne sot festojme edhe 50 vjetorin e marteses.
Ne jubileun e ketij udhetimi te perbashket 50 vjecar, mirenjohja e pakufishme e imja dhe dhe e femijeve eshte per Lilin, e cila me dashurine, perkushtimin, miresite, sakrificat e saj ka qene dhe mbeshtetje e jashtezakonshme dhe eleksiri i vertet i jetes tone.
Nje urim te perzemert dhe mirenjohje te thelle per ju miqte tane kudo qe jeni qe me miqesine tuaj i keni dhene jetes tone dimensionin me njerezor, me fisnik, me social te saj.
Gezuar Lili se bashku me deshiren e Zotit edhe dekada te tjera! sb
g.v/abcnews.al

