“Berisha, fatin e ka të zi”/ Avokati Beqiri: SPAK po zvarrit padrejtësisht çështjet e 21 Janarit dhe Gërdecit

schedule13:51 - 11 Mars, 2025

schedule 13:51 - 11 Mars, 2025

Avokati Idajet Beqiri thotë se Sali Berisha ka kryer afera korruptive dhe se fatin e ka të zi.

Në një intervistë për “Newsline”, Beqiri u shpreh se SPAK po zvarrit padrejtësisht çështjet e 21 Janarit dhe Gërdecit.

“Berisha ka 21 janarin, ka në qafën e vet Gërdecin, që po e zvarrit SPAK dhe nuk po e çon në gjyq. Berisha ka një sërë aferash korruptive. I ka bërë hapur dhe vazhdon t’i mbrojë. Sa të vijë, do iu ja jap unë detin, i thotë Greqisë. Berisha, fatin e ka jashtëzakonisht të zi. Nuk mund të diskutohet asgjë tjetër për të dhe familjarët e tij, përveçse burgimit të përjetshëm, që e ka të merituar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!