Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Raporti, farsa dhe Berisha/ Kreu i PD: Farsë? Përdorin një term tjetër…

schedule15:07 - 23 Tetor, 2025

schedule 15:07 - 23 Tetor, 2025

Berisha e mbylli dhe këtë punë. Raporti përfundimtar i OSBE doli, farsa ra, rëndësi ka të jetë original dhe mos e ketë shkruar Edi Rama.

“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Në raportin që unë shpresoj të mos jetë fake, të jetë real”

Në fakt Rama ishte live paralelisht me Paketën e Maleve.

“Po ty të falet se ke qenë i zënë me demaskimin e farsës zgjedhore”

Si fitues i 11 majit, ai e ka mendjen tek zgjedhjet e reja, kurse doktori mbetet tek të vjetrat.

Në 46 faqe të plota, të cilat doktori me nxitim doli e rekomandoi të lexohet me durim, nuk flitet askunda fjala farse. Kur s’ka farsë, atëherë çfarë ka?

“Një fushë e pabarabartë do të thotë farsë. Po nuk qe e barabartë është farsë në terminologjinë politike. Se nuk përdorin ata terma politikë.” Por raporti permendte fjale e qarte: zgjedhjet ishin konkuruese. Pra, garë reale dhe te garantuar pati. Thjesht PD e humbi atë edhe kësaj radhe.

Ndaj dhe doktori një kritikë e kishte, edhe per OSBE.

“Në raport, kapitulli i diasporës është deficitar. Por ai kapitull, sado që është shumë i rëndësishëm, nuk zbeh vlerën e madhe të raportit dhe ne do ua dërgojmë këtë vërejtje që kemi ne, që të kenë një njohuri më të plotë.”

Sali Berisha si gjithmonë edhe këtë radhë u shfaq entuziast dhe i bindur se nuk kishte humbur. Por ai ka një problem që nuk ja zgjidh dot OSBE. Ai bind shumë kollaj vetë veten, por e ka shumë të vështirë, të bindë të vetët. Sidomos kur i fton pa fund në protesta.

“Në qoftë se shqiptarët duan të votojnë të lirë, të përgatitemi për betejën tonë, për protestën tonë, për votën e lirë. pa zërin tonë të fuqishëm në rrugë dhe sheshet e këtij vendi. Dhe ne do ngrihemi dhe kjo nuk ka diskutim.”/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!