‘Berisha e dinte se do humbte’, Nura: Ka ‘fituar’ betejën e vetë, kontrollin e PD

schedule18:25 - 28 Maj, 2025

schedule 18:25 - 28 Maj, 2025

Analisti Artur Nura komentoi reagimin e Ambasadës Amerikane në lidhje me zgjedhjet elektorale të 11 majit. Sipas tij, në reagimin e ambasadës ai quan fitues popullin. Ndërsa për Berishën, ai tha se ka fituar betejën e vetë dhe ka marrë kontrollin e PD. Nura vijoi duke thënë se nëse do pranonte humbjen, Berisha do të dorëhiqej.

“Zakonisht, në gjuhën diplomatike urohet fituesi, ndërsa SHBA fitues quan popullin. Populli drejtohet nga qeveria dhe duhet të merret me elegancë diplomatike.

Administrata Trump ka nisur të rinovohet dhe funksionon me ngadalë dhe kujdes diplomatikë, por nuk ka asgjë që mund të ngrohë Berishën por ka një qasje, një kujdes të administratës ndaj fituesit.

Ka një kujdes dhe mesazh ndaj fituesve dhe ka një qasje analitike. Berisha i ka humbur dhe është shumë i qetë, Berisha ka fituar betejën e vetë. Ka marrë kontrollin e PD, në parlament ka njerëzit e vetë ‘lepe peqe’. Berisha është i sigurt në këtë gjë, nëse do pranonte humbjen duhet të kishte dhënë dorëheqjen automatikisht.”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!