Zhvillime nga kampi i kuqezinjve të kombëtares. Dy prej tyre kanë mposhtur koronavirusin dhe janë bashkuar me skuadrat e tyre. Bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha dhe sulmuesin Armando Broja.
SPAL dhe Vitesse u gëzohen dy rikthimeve të rëndësishme, pasi bëhet fjalë për titullarë që japin goxha kontribut. Edhe nga Roma ka lajme të mira. Roma, qyteti, pasi aty po vijon me programin e rikuperimit mbrojtësi Enea Mihaj.
Futbollisti i PAOK kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale në “Villa Stuart” dhe pas 48 ditësh ai ka zbritur në fushë. Sigurisht për momentin po bën ushtrime të lehta dhe gradualisht do e rritë ritmin, në varësi të gjendjes së gjurit të operuar. Me gjasa Mihaj mund të kthehet në muajin prill. /abcnews.al