“Berisha duhet të tërhiqej nga politika”/ Mërtiri: Pjesa më e madhe e opozitës, instrument për kauzën e tij

schedule17:32 - 8 Gusht, 2024

schedule 17:32 - 8 Gusht, 2024

Analisti Ergys Mërtiri thotë se Sali Berisha duhet të ishte tërhequr nga politika.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mërtiri u shpreh se pjesa më e madhe e opozitës, është kthyer në instrument për kauzën e tij.

“Ofron një shije të hidhur ta shohësh opozitën në këtë lloj derexheje, saqë arrin të shkojë deri këtu, të mbrojë këto lloj poshtërsish ndaj Shqipërisë, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e një personi, i cili duhet të kishte dalë prej kohësh në pension nga politika shqiptare. Unë nuk besoj se e gjithë opozita është për një kauzë. Unë mendoj që pjesa më e madhe e opozitës është kthyer në instrument të Sali Berishës, për mbijetesë politike të Sali Berishës, sepse përndryshe, ata humbin mundësitë e tyre që të jenë nëpër lista deputetësh. Kjo për mendimin tim, jo vetëm ka shkatërruar opozitën, por i ka shkatërruar fytyrën politike çdo kandidati që është rreshtuar në anën e zotit Berisha. Zoti Berisha, për mua, i ka shkatërruar imazhin çdo njeriu që ka tërhequr pas vetes. E ka shndërruar në instrument të hallit vetjak apo familjar të zotit Berisha”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!