Aleati i tij i ngushtë, ish kryeministri Sali Berisha po shkon drejt një arrestimi, por a është vetë i frikësuar?
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një konferencë për gazetarët, se nuk është i shqetësuar.
“Nuk kam asnjë shqetësim. Edhe vetë zoti Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë, ai ka kontenstuar rrugën që është ndjekur në mbrojtje të parimeve kushtetuese, jo si privilegj, por si mbrojtje që i jep vetë Kuvendi. Të gjithë e dimë se janë aplikuar standarde të dyfishta, zoti Berisha nuk është deputet i zakonshëm, është lider i forcës kryesore opozitare. Sa më takon mua, nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë shqetësim. Miti i të paprekshmëve, mendoj se kjo është një përrallë.”, theksoi ai.
Meta e konsideroi anti-kushtetues votimin e në seancën e kësaj të enjteje në parlament, që zhvesh nga imuniteti ish kryeministrin Sali Berisha dhe i hap rrugë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e tij./abcnews.al