Berisha dorëzoi statutin e ri, hidhet shorti, kush gjyqtar do vendosë për “fatin” e PD

schedule16:42 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 16:42 - 16 Dhjetor, 2021

Gjyqtari Agron Zhukri është caktuar për të shqyrtuar kërkesën e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, që u ngrit nga Kuvendi i Sali Berishës, për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Tashmë çështja është regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe në ditët në vijim do të shqyrtohet.

Më 11 dhjetor, Kuvendi i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha miratoi ndryshimet në statut  të cilat përfshijnë gati një parti të re, duke zhbërë strukturat drejtuese që ishin, më shkarkim të nënkryetarëve, të kryedemokratit dhe sekretarit të përgjithshëm me logo dhe vulë të re të partisë.

Brenda 48 orësh në Gjykatën e Tiranës u depozituan dy kërkesa të veçanta për ndryshime të statutit të Partisë Demokratike.

Në kërkesën e depozituar të martën, Partia Demokratike kërkoi pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.

Ndërsa të mërkurën Komisioni i Rithemelimit i kërkoi gjykatës të pasqyrojë ndryshimet statutore të bëra në Kuvendin 11 dhjetorit të mbajtur në stadiumin “Air Albania”. Kërkesa e dorëzuar nga PD do të shqyrtohet nga gjyqtarja Blerina Muça. PD tashmë është me dy statute në Gjykatën e Tiranës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!