Analisti Mentor Nazarko u shpreh në “Real Story” se Sali Berisha do të japi imazhin e unitetit në parti, prandaj mban afër vetes figura që kanë autoritet të plotë.
Ai tha se telashet e Berishës me drejtësinë nuk kanë mbaruar dhe këtë e tregojnë sulmet e vazhdueshme që ai i bën herë pas here kreut të SPAK, Altin Dumanit.
“Pavarësisht se Berisha ka hapur një front shumë të suksesshëm në SHBA, ku tenton ta ndihmojë FBI, çështje të USAID me financimet në Shqipëri, po angazhohet shumë me këtë. Telashet e tij të brendshme vazhdojnë të jenë. Fakti që ai vazhdon të sulmojë Dumanin në mënyrë të personalizuar, tregojnë që telashet e tij me drejtësinë nuk kanë mbaruar. Për këtë atij i duhet kompaktësi, në atë rrethin e atyre që janë afër tij, por njëkohësisht dhe plotësimin e dëshirave të tyre në nivelin lokal.
Pra, në një kuptim dhe gjithë kjo që më thatë për Kukësin dhe drejtuesit e PD në Kukës, mendoj që është tregues i kësaj, figurat afër zotit Berisha që janë në qendër por që vijnë nga Kukësi apo që e drejtojnë atë, kanë autoritet të plotë. Berisha do të japi imazhin e unitetit”, u shpreh Nazarko./abcnews.al

