TIRANË- Një javë SPAK, një javë SKAP. Por Sali Berisha, i cili e nisi javën në zyrat e saj, një objektiv e ka të qartë, shkrirjen e Prokurorisë Speciale.
I qartë në planin e tij, Berisha në seli nxori nga sirtari një tjetër ide, atë të krijimit të një prokurorie të re, me rëndësi që kjo e fundit mos kontrollohet nga Rama. Një ide ne fakt që është e vjetër. Kthim prapa në kohë dhe në përmbajtje.
“S’është çështje SPAK, unë ndryshe nga Rama, nuk e kontrollojë drejtësinë, do të jetë e varur, vetëm nga ligji. Do quhet SPAK, a do quhet Krimet e Rënda, mbetet për t’u parë.”
Duke u kujdesur të përmendë prokurorët e ‘ndershëm’ sipas tij në SPAK, Berisha shënjestron vetëm Altin Dumanin, të cilin e kërcënoi dhe me burg.
“Ka padyshim prokuror qe zbatojnë ligjin. Altin Dumani ka fshehur krimet elektorale të Edi Ramës. Është ushtar i Ramës, Manjës e Lalës. Do të përballet me ligjin, ju siguroj”
Në planin e tij për shkrirjen e SPAK, ka një pengesë të madhe, SHBA. Berisha pranon se Uashingtoni nuk e ndal mbështetjen për Prokurorinë, por kjo bie ndesh me idetë e tij.
“Jo nuk e thashë, I referohem deklaratës së JD Vance në Mynih, por SHBA sigurisht do të vijojë mbështetjen e saj”
“Në 1 javë, kryedemokrati ka ndryshuar disa herë qëndrime ndaj drejtësisë, jo vetëm me fjalë por dhe vepra.. Kur burgoset Erion Veliaj, doktori del garant i drejtësisë, por kur thirret vetë ai, kërcënimet, protesta e presionet janë demokratike. Vetëm në një pikë ai është I sinqertë: se nëse e votojnë shqiptarët, SPAK nuk do të ekzistojë më”/ abcnews.al