Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha “dhuratë” për ditëlindje, braktis UÇK: Nuk marrim pjesë se do jetë edhe Rama

schedule13:12 - 15 Tetor, 2025

schedule 13:12 - 15 Tetor, 2025

TIRANË- Berisha nuk zhgënjen  edhe këtë herë. Sa herë vjen fjala për Kosovën, ai ecën në drejtimin e kundërt. E bëri këtë në kohën e embargos ndaj Jugosllavisë, në kohen e protestave në Beograd, e beri në kohen e Rambujesë.

Pas 26 vjetësh, serish kreu i Partisë Demokratike vazhdoi me qëndrimin e tij kontrovers ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai deklaroi të mërkurën se partia dhe njerëzit e tij nuk do t’i bashkohen protestës kombëtare të premten, në mbështetje të Hashim Thaçit dhe krerëve të UÇK, të cilët mbahen prej 5 vjetësh në dhomat speciale të Hagës.

Socialistët deklaruan se  do ti bashkohen protestës pro lirimit të Hashim Thaçit dhe ish krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që do të mbahet të premten e 17 tetorit, në Sheshin “Skënderbej”.

Taulant Balla, rikonfirmoi pjesëmarrjen edhe pas mbështetjes publike të vetë kryeministrit Edi Rama.

“Deputetë e PS do të jenë. Ne, shqiptarëve na karakterizon atdhedashuria dhe solidariteti dhe të jemi të gjithë së bashku të premten në sheshin “Skënderbej” për të dërguar një mesazh solidariteti ndaj 4 komandantëve të UÇK, por edhe të gjithë gjakut të UÇK të rënë në betejë. Kjo nuk është partiake, por kush e ka zemrën në vendin e duhur dhe kujt i dhemb sadopak për kombin, duhet të jetë të premten. Shpresoj që edhe deputetët e PD të na bashkohen”, theksoi Balla.

Përgjigjja nuk vonoi dhe ishte negative. Preteksti, prania e Edi Ramës, në proteste.

“Ne e konsiderojmë luftën e UÇK, një luftë çlirimtare të një populli të pushtuar. Është luftë e shenjtë. I konsiderojmë të pafajshëm krerët e UÇK, shpresojmë dhe lutemi për pafajësinë e tyre. Por ne nuk mund të jemi bashkë me kreun e Narkos që i ka futur thika pas shpine Kosovës sa herë që i është dhënë mundësia. Me atë që Kosovës i vendosi sanksione kur asnjë vend tjetër nuk e sanksiononte”, theksoi Berisha.

Kështu deklaroi Sali Berisha, njeriu qe shkeli sanksionet e OKB ndaj makinës ushtarake të Millosheviçit në vitin 1994.

Por pak çaste ma vonë, Berisha komplimentoi të vetmin politikan kosovar, që nuk do jetë as ai, të premten në protestën e Tiranës: Albin Kurtin.

“Edhe njëherë, dhe shumë herë, duhet të urojmë Kosovën për zgjedhjet model që ka zhvilluar. Ndaj dhe në vlerësimin që bënte një institut shumë prestigjioz, qeverisja e Kosovës dilte 3 herë më afër qeverisjes demokratike evropiane se sa Shqipëria”, tha ai./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!