Zhvillime të papritura kanë ndodhur mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha dhe mbështetësit e tij mbërritën papritur në PD. Aktualisht janë duke u zhvilluar dy mbledhje. Në një sallë ndodhet Lulzim Basha me përfaqësues të PD dhe në një tjetër Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.
Në një prononcim për gazetarin e ABC, Juxhin Mustafaraj, Lisandër Hoxha, i rreshtuar krah Berishës tha se vendimet e Kuvendit të datës 11 ishin legjitime dhe se Basha është i shkarkuar. Hoxha theksoi gjithashtu se Basha ka vendosur të ngujohet në zyrë.
“Më vjen mirë që jam një nga delegatët që firmosa. Është një vendim i ligjshëm për sa kohë është votuar. Nuk ka një mbledhje kryesie është deputeti Basha që në shkelje të vendimeve që prodhuam në 11 Dhjetor po administron në mënyrë të paligjshme. Ka mbyllur dyert dhe është strukur në zyrë. Ka vendosur të ngujohet në një nga zyrat. Nuk ka problem, ne nuk kemi probleme me mendimin ndryshe. Shumica janë të zotët e institucioneve. Në PD shumica ka folur” u shpreh ai.