Berisha dhe Elezi “kokë më kokë” për PD-në, Baçi: Procesi i rregullt dhe transparent

schedule10:30 - 22 Maj, 2022

schedule 10:30 - 22 Maj, 2022

Sot në orën 8 të mëngjesit ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ndërsa në garë për marrjen e drejtimit të partisë janë kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Në lidhje me procesin e votimit ka folur për mediet deputeti Luan Baçi . Ai tha se dot demokratët do të votojnë qetësisht me një proces të rregullt e transparent.

Ai është shprehur se sot në qarkun e Fierit votohet në shumë QV me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë demokratëve të votojnë për liderin e tyre të ardhshëm.

Lexo edhe: LIVE/ Zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, Berisha në garë me Ibsen Elezin

Sipas tij, ky proces votimi do të jetë i qetë, gjithëpërfshirës dhe transparent, deri në fund të tij, në orën 18, duke i dhënë mundësinë e votimit edhe anëtarit të fundit

“Sot demokratët do të votojnë qetësisht me një proces të rregullt e transparent, jo vetëm në Fier por në të gjithë qarkun ka nisur procesi i votimit. Në Fier janë 6 qendra votimi me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë demokratëve të votojnë për liderin e tyre të ardhshëm”, tha Baçi.

Komisioni i Rithemelimit njoftoi sot se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD.

Demokratet me anë të procesit “një anëtar, një votë” kanë mundësi të votojnë deri në orën 18:00 në 108 qendrat e votimit në të gjithë vendin. Votimi i sotëm vjen pas fushatës rreh 2 javore që dy kandidatët bënë në bazë. Pas orës 18.00 pritet të dale edhe rezultati i garës.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!