Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Berisha dëmton veten duke nxirë Shqipërinë”, Leka: Rruga drejt BE është e pakthyeshme

schedule19:00 - 9 Shkurt, 2026

schedule 19:00 - 9 Shkurt, 2026

TIRANË– Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, deklaroi se kritikat dhe akuzat e Sali Berishës ndaj Shqipërisë dhe qeverisë nuk e ndalin procesin e integrimit europian, por dëmtojnë vetë figurën e tij politike.

Sipas Lekës, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e qartë dhe e pakthyeshme, pasi vullneti i popullit shqiptar është i orientuar drejt Europës, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht.

Analisti theksoi se akuzat e Berishës ndaj qeverisë vijnë nga një figurë politike me një të shkuar të kontestuar.



Ai përmendi zgjedhjet e vitit 1996, të cilat i cilësoi si më skandalozet në historinë e demokracisë shqiptare, si dhe ngjarjet e vitit 1997, ku sipas tij, kokëfortësia e Berishës për të mos lëshuar pushtetin çoi në përshkallëzim të dhunës.

Më tej, Leka kujtoi gjithashtu se Berisha është një lider i akuzuar për korrupsion nga Prokuroria e Posaçme dhe i sanksionuar “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Berisha kur nxin Shqipërinë, i nxin faqen vetes. Rruga e Shqipërisë nuk ndalet më as nga Berisha dhe nga askush, sepse ne i përkasim euros, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht tashmë, sepse populli, e ka të qartë rrugën e tij drejt BE.

Asgjë nuk e ndalon këtë akt dhe dëshirë të popullit shqiptar. I bën dëm veten, duke baltosur  qeverisën, Këto akuza i bën një njeri që ka qenë ish-komunist, ka ardhur në krye të PD dhe ku ka patur rekorde të dobëta dhe të vështira politike.

Në 1996 ka organizuar zgjedhjet më skandaloze në historinë e demokracisë shqiptare, në 1997 nga kokëfortësia për të mos lëshuar pushtetin, ka organizuar grupe të armatosura për të shtypur lëvizjen popullore dhe më tej ka organizuar një palë zgjedhje, ku në partinë e vet.

Është një lider i akuzuar për korrupsion , i sanksionuar non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Në të gjithë këtë panoramë, askush nuk mund ta besoj dhe për askënd nuk Është një lider i besueshëm. Sa të jetë Berisha në opozitë, sigurisht pushteti është i pacenueshëm”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!