Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha: Demokratët të mos largohem, bashkë hedhim në koshin e plehrave vendimin e Bashës

schedule18:18 - 12 Shtator, 2021

schedule 18:18 - 12 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që anëtarët e Partisë Demokratike të mos largohen, pavarësisht përjashtimit të tij nga Lulzim Basha.

Berisha ka publikuar një video në Facebook, në të cilën shihet se një anëtar thyen kartën e anëtarësisë, ndërsa ish-kryeministri bën thirrje që askush të mos largohet.

Gjithashtu, Berisha bën thirrje, sipas tij për të hedhur në koshin e plehrave vendimin anti-statutor të Lulzim Bashës.

“Të dashur anëtare dhe anetarë të Partisë Demokratike, asnjë largim nga radhët e saj por të gjithë se bashku për të hedhur në koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshtërues dhe fund e krye për interes personal të pengut Lulzim Basha. Rroftë Partia Demokratike e Shqiperisë! Sb” shkruan ai në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!