Pas përplasjeve të bujshme me qytetarët në një qendër votimi në Vorë, kreu i PD Sali Berish mbajti një deklaratë për shtyp ku falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.
Analisti Skënder Minxhozi tha se këto përplasje kanë krijuar një situatë e cila nuk mund që të jetë e pëlqyeshme për një politikan race dhe një politikan të vjetër si Berisha. Sipas tij Berisha e ka kuptuar se është kaluar një vijë e kuqe.
“Kam përshtypjen se dalja e Berishës pas përplasjes së Flamur Nokës është marrja e një vetëdijeje dhe të një koshience që situata është e keqe, që njerëzit e tu në terren kanë bërë diçka në terren që është një kundravajte dhe që është përhapur dhe se nuk është vetëm një episod apo dy. Është bërë një vazhdë ku kandidatët e partisë futen në qendrat e votimit.
Natyrisht sherri me votuesit dhe kalimi në ato terma, si dhe përhapja virale që kjo video po merr në të gjitha rrjetet sociale dhe në të gjitha mediat e Tiranës krijon një situatë e cila nuk mund që të jetë e pëlqyeshme për një politikan race dhe një politikan të vjetërsi Berisha, që e kupton se është kaluar një vijë e kuqe dhe se ajo mund të tejkalohet vetëm me diçka po aq të zhurmshme siç është dhe vetë dalja e tij”, tha analisti./abcnews.al