Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë që ai drejton, ka folur sërish për deklarata e kryeministrit Edi Rama në raport me Serbinë dhe Kosovën.
Ai tha se deklarata e Ramës i shërbejnë boshtit Moskë-Beograd dhe Ballkanit të Hapur.
Sipas tij është e papranueshme të mos njohësh apo të harrosh krimet çnjerëzore serbe ndaj popullsisë civile në luftën e Kosovës.
“Edi Rama në mënyrë absolutisht antishqiptare por dhe çnjerëzore u thotë shqiptarëve dhe botës se unë nuk bie dakord me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës. Nuk bie dakord me Vuçiçin për njohjen e Kosovës, por nuk bie dakord me Albin Kurtin për qëndrimin ndaj të shkuarës. Kërkesën që ai i drejton Vuçiçit për njohjen e Kosovës e ka të miratuar plotësisht nga padroni i tij. Në fakt Vuiçiçi nuk mërzitet ndonjëherë nga kjo kërkesë, natyrisht që këtë e shumëzon me zero, pasi ai e ka të qartë çdo qytetar i Kosovës, çdo qytetar shqiptar dhe politikan shqiptar por dhe serb. Me këtë kërkesë me këtë alivbi ai mbulon të gjitha shërbimet, të gjithë avokatinë, që i bën Beogradit, që i bën aksit Moskë-Beograd, gjithë qëndrimin e tij antishqiptar. Duke besuar se vendosur si maskë kërkesën publike ndaj Vuçiçit për njohjen e Kosovës do mund ta përdorë për të mbuluar shërbimet e tij ndaj Beogradit justifikimin e moszbatimit të sanksioneve nga Beogradi, justifikimin e shndërrimit në këtë periudhë të Serbisë në prapavijë shumë të rëndësishme të Rusisë, defacto ai mbron me Ballkanin e Hapur pikërisht këtë bosht, pikërisht këtë politikë. Edi Rama në qëndrimin ndaj Aleksandar Vuçiç dhe Beogradit shkelmon mbi gjakun e dhjetëra-mijëra shqiptarëve vetëm në luftëne fundit. Çfarë je ti zotëri na thuaj që kërkon të arkivosh gjenocidin dhe krimit e luftës që ka kryer Serrbia në Kosovë, çfarë autoriteti ke ti, si mund ta bësh një gjë të tillë. Shpjegojua shqiptarëve. Janë 1500 fëmijë të vrarë të therur në luftën e fundit, në cilin ligj ndërkombëtar është e shkruar se gjenocidi dhe krimiet kundër njerëzimit të mëson konsiderohen, vetëm në vasalitetin tënd ndaj Vuçiçit janë të shkruara. A nuk firmosi paera fjalimit të Ramës në OKB, Lavrorv dhe ministri i jashtëm mes Moskës dhe Beogradit, a shqiptoi një fjalë të vetme kundër kësaj”, tha Berisha.
/Abcnews.al/