Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha, çdo gjë e ka të gënjeshtërt”, Beqiri tregon “pazarin”: Çoi dy deputetë për të blerë shkrimin për të shpifur për Irena Gjokën

schedule23:45 - 20 Tetor, 2025

schedule 23:45 - 20 Tetor, 2025

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar atë si një “qenie e gënjeshtërt” dhe “mjeshtër të shpifjeve të orkestruara”.

 Ai shtoi se Berisha e ka përdorur gënjeshtrën si një mjet për të “skllavëruar dhe manipuluar publikun”.

Beqiri vijoi me akuza të ashpra, duke thënë se Berisha ka qenë përgjegjës për tradhti kombëtare dhe krime të rënda, për të cilat më pas ka fajësuar të tjerët.

Avokati iu referua gjithashtu rastit të gjyqtares Irena Gjoka, për të cilën Berisha ka pretenduar se është dënuar në Greqi.

Sipas Beqirit, këto janë shpifje të fabrikuara nga Berisha, i cili madje ka paguar një gazetë greke për të botuar informacione të pavërteta.

“Berisha në qenien e vet, është një qenie e gënjeshtërt. Ai ka edhe ditëlindjen e gënjeshtërt. Ka lindur në korrik dhe e ka çuar në tetor. Ai e përdor gënjeshtrën si mjet skllavërimi për ata që ka përpara, për ata që ka sunduar dhe do t’i sundojë. Është një qenie që nuk i vjen ndot nga ajo që kundërshton veten.

Ka bërë gjithçka në këtë vend. S’ka lënë tradhti kombëtare pa bërë, s’ka lënë krime monstruoze pa bërë dhe të nesërmen ua hedh fajin të tjerëve. Shpifje ordinere, që shpifjet e veta i beson i bën të besueshme.

Në këtë studio ne kemi paraqitur dokumente, të cilat janë në duart e SPAK dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, kur del që është një shpifje ordinere, s’ka patur asnjë nga këto insinuata nga këto që thotë Berisha. Gjyqtarja Irena Gjoka rezulton e padënuar në Greqi.

Berisha pagoi gazetën greke. Çoi dy deputetë për të blerë një shkrim për të shpifur për Irena Gjokën. Gjoka çmontoi pandëshkueshmërinë e Berishës. Nuk është dënuar për krimet e tij. Gjyqtarja Irena Gjoka është një zonjë e hekurt”, tha avokati Idajet Beqiri/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!