Berisha, “bring the noise”/ Kuvendi përjashton grupin e boksit, deputetët e tij bëjnë “zhurmuesin” nëpër komisione

schedule19:26 - 31 Tetor, 2023

schedule 19:26 - 31 Tetor, 2023

Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati trazuan Komisionin e Ligjeve dhe pamundësuan fjalën e maxhorancës.

Këtë të martë, grupi i Berishës dhe Bardhit u mblodhën për herë të parë bashkë, pas vënies së ish kryeministrit nën akuzë për korrupsion pasiv. Por kjo nuk ia zhvendosi qëndrimin kaotik që ata do të vijojnë ta mbajnë në parlament.

Maxhoranca ndërkohë përgjigjet me të njëjtin mjet që ka në dorë, atë të përjashtimeve. Këtë të martë u ndëshkuan 6 deputetë të opozitës, nisur nga Bledion Nallbati që grushtoi kolegun e PS, Vullnet Sinaj.

Ai e fali por socialistët e Komisionit të Etikës, e ndëshkuan duke e përjashtuar 10 ditë nga Parlamenti. Mes një kaosi që bënë deputetët e opozitës në Kuvend, po me kaq ditë u përjashtuan edhe deputetët Gazment Bardhi, Edi Paloka, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Vetëm ndaj Saimir Korreshit pati ndëshkim më të lehtë me 3 ditë. Vetë Gazment Bardhi nuk pati një përgjigje të prerë, nëse do e zbatojnë këtë vendim të PS apo do të tentojnë të enjten, të jenë në Parlament./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!