Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë tronditëse. Ai ka thënë emisionin Pressing në T7 se kishte persona që donin ta vrisnin atë dhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në vizitën e tij të parë në Tiranë.
“LDK ishte frymëzim për shqiptarët. Përndryshe presidenti Ibrahim Rugova, Adem Demaci dhe personalitete tjera kishin dorë në nisjen demokratike të Kosovës. E dini që në vizitën e tij të parë në Tiranë, Rugova dhe mua donin të na ekzekutonin se pse ai refuzoi të vendosi lule tek varri i Enver hoxhës. U paraqit para shqiptarëve si mysafir i Sali Berishës. Për fanatikët ishte shumë e rëndë. Shkurt 1991. Ka qenë takimi i parë me Rugovën”, tha ai.